Sporti

Super spektakël sonte në Kupën e Mbretit, Barcelona dhe Real Madrid duelojnë për një vend në finale

04/05/2023 08:51
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet ndeshja kthyese mes Barcelonës dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar me rezultat 0 me 1 në të mirë të “Blaugranëve”, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy trajnerët janë deklaruar të gatshëm për këtë takim, me Ancelottin që synon përmbysjen në ‘Camp Nou’, por natyrisht se do ta ketë të vështirë bazuar në formën e mrekullueshme të Blaugranëve.

Një fakt interesant është se Barcelona i ka fituar tre ndeshjet e fundit në ‘El Clasico’, me trajnerin Xavi që ka ndërtuar një skuadër që po e dominon gjithashtu edhe kampionatin në La Liga.

Ky takim fillon në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/