Florian Marku ka paralajmëruar rikthimin e tij në ring. Ai shpreson që rikthimin mund ta bëj në muajin e ardhshëm.
Përmes një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, boksieri shqiptar tha: “Besoj se ndeshja e radhës do të jetë në maj, ose në fund të majit”, shkruan Gazeta Express.
“Në qoftë se gjithçka shkon me sukses, dua që të kem tre ose katër ndeshje brenda këtij viti”, shtoi tutje Marku.
Marku nuk ka boksuar që prej verës së vitit të kaluar, pasi një lëndim dhe operacion në dorë e detyruan atë të mbetej jashtë.


