Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka dalë në terren për të parë nga afër inspektimet për Ligjin e Duhanit, raporton Gazeta Blic.
Peci ka thënë se Ligji po zbatohet masivisht dhe është mirpritur si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.
Tutje Ministri Peci thotë se se mos-zbatimi i këtij ligji ka ardhur, si pasojë e numrit të ulët të inspektorëve por edhe inspektimeve të pakta në numër.
Postimi i plotë:
Një e mire për shëndet të qytetarëve e cila është rregulluar me ligj po gëzon mbështetje masive. Sigurisht se dita-ditës do të bëhet edhe më e qëndrueshme.
?Sonte dola për të parë nga afër, mbarëvajtjen e inspektimeve për mbikqyrje e zbatimit të Ligjit të Duhanit.
0️⃣Ashtu sikurse jam zotuar në fillim se toleranca do të jetë zero ndaj shkelësve të ligjit, kjo vazhdon të jetë në fuqi dhe është duke u zbatuar në praktikë.
?Edhe pse me kapacitete të kufizuara në numër të inspektorëve po bëjmë gjithçka që mos të mbetet asnjë shkelës pa u ndëshkuar.
⬇️Ajo që unë kam vërejtur është se mos-zbatimi i këtij ligji ka ardhur, si pasojë e numrit të ulët të inspektorëve por edhe inspektimeve të pakta në numër.
✖️Kjo ka çuar një trajtim të pa-barabartë me numrin e inspektimeve. Tani do të ketë inspektime me frekuencë të shtuar e të vazhdueshme.
?Bizneset e ndëshkuara do të paguajnë për secilin ndëshkim të marrë nga inspektorët për shkeljen e bërë.
?Është duke u respektuar ligji masivisht e këtë aksion po e mirëpresin të gjithë pa dallim; si qytetarët ashtu edhe bizneset.
?Ne po ndëshkojmë vetëm të padëgjueshmit. Ju vazhdoni respektoni ligjin.
☕️Shijoni makiatot tona të famshme e cilësore në ambiente të pastra e pa tym.
#zerotolerance


