Sporti

Asnjë shqetësim për Brahim Diaz, sulmuesi i Milanit gati për ndeshjen e radhës

04/04/2023 18:59
nga:L J

Ylli i Milanit, Brahim Diaz duket se është rikuperuar nga lëndimi që pësoi kundër Napolit, teksa u stërvit normalisht me shokët e tij sot.

Siç është raportuar nga Milan News, mesfushori spanjoll ishte normalisht në stërvitje me të gjithë të tjerët në Milanello pasi skuadra fillon përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Milani do të përballet me Empolin në San Siro të premten mbrëma dhe do të jetë vendimtare për të vijuar fitoren e mrekullueshme 4-0 ndaj Napolit.

I vetmi shqetësim që vinte nga ajo fitore ishte fakti se Diaz pësoi një dëmtim dhe duhej të largohej nga fusha në pjesën e dytë. Ai kishte shënuar tashmë dhe kishte bërë një asist në atë pikë të lojës.

Tifozët ishin në pritje të stërvitjes për të parë se si është ai dhe duket se nuk ka asgjë për t’u frikësuar dhe do të luajë kundër Empolit.

/GazetaBlic Sport