Sporti

Menaxheri italian: Osimhen është më i mirë se Haaland

04/04/2023 18:06
nga:L J

Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian këtë sezon.

Agjenti i tij, Andrea D´Amico, nuk ka dyshim se sulmuesi nigerian është, për momentin, më i mirë sesa norvegjezi Erling Haaland, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për momentin, Osimhen është sulmuesi më i mirë në botë, madje më i mirë se Haaland. Ne do të bëjmë vlerësimet e tregut në fund të sezonit”, ka thënë agjenti duke folur për shtypin italian.

Ka pasur shumë klube që thuhet se janë të interesuara për nënshkrimin e golashënuesit nigerian: “Unë mendoj se atij nuk do t’i mungojnë opsionet, veçanërisht në Angli dhe madje edhe në Paris Saint-Germain, sepse ata mund të humbasin një lojtar të rëndësishëm në sulm. Mendoj se Messi do të shkojë në Miami, por kjo është ajo që mendoj unë”.

Osimhen është golashënuesi më i mirë aktual në Serie A, me 21 gola në 23 ndeshje. Në të gjitha garat, ai ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje.

/GazetaBlic Sport