Skuadra e Gjilanit nesër ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjilani dhe Llapi takohen me fillim nga ora 15:00, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Gjilanit, Mevlan Zeka ka potencuar se do jetë ndeshje e vështirë ndaj Llapit, por do futen duke dhënë maksimumin.
“Përballje e vështirë duke ditur cilësitë e kundërshtarit dhe suksesin që ka patur në këtë kompeticion në dy vitet e fundit. Megjithatë, ne futemi në këtë ndeshje për të dhënë më të mirën nga vetja, për të dhënë maksimumin dhe të dalim me rezultat sa më pozitiv. Dihet që gjysmëfinalet janë me dy ndeshje ndaj duhet patur kujdes, sepse çdo gjë kushton”, tha fillimisht Mevlan Zeka për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas, Zeka shtoi se fitimi i këtij trofeu do ishte shpërblim i madh për gjithë sakrificën që është bërë vitet e fundit.
Sjellja e një trofeu për klubin, tifozët dhe presidentin do të ishte shpërblimi më i mirë për gjithë atë sakrificë që kanë bërë për klubin, tani e një kohë të gjatë. Premtojmë që do të japim maksimumin nga vetja për ta arritur një gjë të tillë”, Mevlan Zeka
/GazetaBlic Sport


