Alessandro Del Piero do të rikthehet sonte në “Allianz Stadium” për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, raportojnë në Itali.
Sky Sport Italia dhe Romeo Agresti thonë se sulmuesi legjendar i Bianconerëve do të jetë në Allianz Stadium, përcjell GazetaBlic Sport.
Del Piero kishte ndjekur tashmë ndeshjen në shtëpi të Juventusit kundër Hellas Verona në Serie A të shtunën mbrëma dhe do të rikthehet për ndeshjen kundër Nerazzurrëve të martën.
Kjo do të ishte hera e tretë që fituesi i Kupës së Botës 2006 merr pjesë në një ndeshje të Juventusit në “Allianz Stadium” që nga pensionimi i tij.
Hera e parë ishte në prill 2022 për një ndeshje të Serie A kundër Bolonjës.
Tifozët e Juventusit ëndërrojnë për rikthimin e përhershëm të Del Piero-s në klub dhe sipas Il Corriere della Sera, Bianconerët mund të emërojnë ish-legjendën e tyre si zëvendëspresidentin e tyre të ri, megjithëse bisedimet mes pronarëve të klubit dhe ish-nr.10 nuk kanë filluar ende.
/GazetaBlic Sport/


