Sporti

Debatik Curri nuk do të jetë në udhëheqje të Prishtinës për ndeshjen e Kupës, një mungesë e madhe edhe tek Vushtrria

04/04/2023 13:26
nga:Mergim Rreci

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Fituesi i këtij kompeticioni nga viti i kaluar, Llapi, do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 15:00.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër, mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu.

Trajneri i  Prishtinës, Debatik Curri nuk do të jetë në udhëheqje të skuadrës për shkak të kartonëve, kurse burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se tek vendasit do të ketë një mungesë të madhe, me Leart Eminin që pritet të mungojë shkaku i lëndimit.

/GazetaBlic Sport/