Lajme

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për prostitucion

04/04/2023 10:04
nga:G B

Tre persona janë arrestuar të hënën në komunë e Prishtinës, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ata dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim të lokaleve për veprën e lartcekur.