Lajme

Goditi me veturë një grua, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

04/04/2023 09:59
nga:Astrit Gashi

Të hënën në Gjilan, një person nga pakujdesia ka goditur me veturë një femër, e cila ishte duke e kaluar rrugën.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është larguar nga vendngjarja.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse rasti vazhdon të jetë nën hetime