Lajme

Kurti në darkë pune te ambasadori gjerman, takohet me Sarrazin dhe Eigner – flasin për Marrëveshjen e Ohrit

04/04/2023 09:36
nga:G B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në rezidencë, për një darkë pune.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se me këtë rast Kurti u takua me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner.

Mes tjerash bëhet e ditur se gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i marrëveshjes bazë të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel.