Në kryeqytet dhe shumë qytete të Kosovës kanë rënë reshje të borës, raporton Gazeta Blic.
E, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalë në terren.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjitha ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim.
Postimi i tij i plotë:
Në terren
Ekipet fantastike të #kryeqytetit janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim.
Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë të shtojnë kujdesin në komunikacion.
Në çdo kohë, në çdo vend – për #kryeqytetin


