Lionel Messit i është rekomanduar të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës, kur i skadon kontrata aktuale me skuadrën e Ligue 1.
Ish-mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit i ka kërkuar Messit të largohet nga klubi pasi u fishkëllye nga disa tifozë përpara humbjes së PSG-së ndaj Lyon në Ligue 1 të dielën.
Petit foli për RMC Sport për Messin dhe ishte i ashpër në vlerësimin e tij se si është trajtuar fituesi i Kupës së Botës gjatë kohës së tij në Parc des Princes.
“Kur shoh fishkëllimat, është një fyerje për futbollin. E di që sot ka vetëm një tufë qensh që mendojnë vetëm për të llastuar Neymarin dhe Messin. Nëse kam një këshillë për t’i dhënë Messit: largohu nga ky klub!” tha ai.
“Ky klub nuk është një klub futbolli. Është një klub para pensionimit, edhe për lojtarët 20-vjeçarë. Asnjë lojtar nuk ka përparuar që kur ka qenë në PSG, a është faji i Messit? Ai është një maestro me shkop, ai duhet të ketë lojtarë rreth tij që bëjnë përpjekje.”


