Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar në seli të Aleancës, myftiut Naim ef Tërnava së bashku me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Haradinaj tha se harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avancuara.
“Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avancuara”, shkroi Haradinaj në Facebook.


