Lajme

VV’ja heshtë edhe për krerët e UÇK-së, përmendin veç Rexhep Selimin- Thaçi e të tjerët harrohen nga partia në pushtet

04/03/2023 17:00
nga:Genita C

Sot ishte seanca e parë e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Ish-komandantët e UÇK-ës i kanë dëgjuar akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, raporton GazetaBlic.

Në këtë formë nisi zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët qe dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Reagimet nga figurat publike nuk munguan, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, partia që tash e dy vite është në pushtet, por zgjedhi të heshtë edhe në këtë rast ku krerët e lirisë së Kosovës, po akuzohen për krime lufte.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka publikuar vetëm foton e Rexhep Selimit duke shpresuar në fitoren e tij, teksa për Thaçin e të tjerët nuk tha asgjë.

“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë”, shkroi Aliu.

Kujtojmë se, plani i Speciales është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodh tek një javë më vonë, më 11 prill.

140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.Derisa një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë lëshuar një komunikatë për media lidhur me procesin gjyqësor.

Në komunikatë thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

Prokurori: Thaçi e Selimi i keqtrajtuan 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez, iu kërkua të hiqnin dorë nga Rugova

Në ditën kur nis procesi gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së, Edi Rama mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt

Hajredin Kuçi në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, po merr pjesë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së