Sporti

“Miliona euro të bllokuara” | Klubet takohen në FFK, diskutohet për licensim!

04/03/2023 16:50
nga:L J

Aktualisht në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës po mbahet një mbledhje mes klubeve kosovare të futbollit.

Tashmë FFK nuk është licensuar akoma nga Ministria e Sportit dhe kjo po u shkakton telashe edhe ekipeve që kanë mbetur pa të holla, shkaku i ligjit të sponsorizimeve.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se flitet për një shumë për rreth 2 milionë euro që klubet nuk i kanë marrë, andaj ky takim urgjent u thirr sot nga drejtuesit në selinë e FFK.

Në këtë takim janë prezente shumë skuadra nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë.

Edhe në këto momente po vazhdon ky takim, teksa do t’iu sjellin detaje pas përfundimit.

/GazetaBlic Sport