Me shkarkimin e Graham Potter, Bruno Saltor do të ulet në stol në ndeshjen e nesërme kundër Liverpool-it.
Ndeshja do të luhet në kuadër të ndeshjes së mbetur, pra rikuperim i xhiros së 8-të të Premier League. Në lidhje me shkarkimin e Potterit, Saltor tha: “Kam folur me të pesë minuta para se të vij këtu. Kanë qenë 24 orë të vështira për të gjithë ne, por nuk mund të mos e përballojmë këtë situatë”.
“Edhe tek klubi gjithashtu do të jenë të trishtuar sepse e dinë nivelin njerëzor të Graham. Do të marr përgjegjësinë siç kam marrë që nga dita e parë dhe pres mbështetje”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Chelseat dhe Liverpoolit luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


