Lajme

Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë

04/03/2023 15:52
nga:Genita C

Prokuroria e Hagës ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit të cilën më parë nuk e kishte parë askush.

Kjo fotografi, sipas Prokurorisë, pretendohet të jetë shkrepur afër një kampi ndalimi në Drenoc.

“Pamja në ekran paraqet Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ku janë mbajtur disa të ndaluar. Midis majit dhe korrikut të vitit 1998, së paku 38 persona u mbajtën të ndaluar pa proces ligjor të rregullt në Drenoc. Disa herë midis fundit të prillit dhe fillimit të gushtit të vitit 1998, Hashim Thaçi e vizitoi Drenocin. Në ekran duket Hashim Thaçi i armatosur dhe me uniformë gjatë një vizite në Malin e Zatriqit që është afër Drenocit”, ka thënë prokurori.