Sporti

Berisha bind drejtuesit e Ausburgut, skuadra gjermane dëshiron ta mbajë në skuadër

04/03/2023 12:56
nga:E K

Mërgim Berisha po kalon formë të mirë në Bundesliga.

Berisha si duket ka bindur drejtuesit e skuadrës gjermane, Ausburg që ta blejnë plotësisht kartonin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave turke Ausburgu do të bëjë ofertë në drejtim të Fenerbahces klub nga i cili u huazua për një vit në Gjermani.

Operacioni pritet t’i kushtojë 4 milionë euro Ausburgut.

/GazetaBlic Sport/