Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas marshit të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhën në Hagë.
Lekaj ka thënë se historia nuk ndryshon dhe se UÇK-ja është vlerë sublime dhe e pa tjetërsueshme.
“Historia nuk ndryshon, UÇK është vlerë sublime dhe e pa tjetërsueshme. Drejtësi dhe liri për Hashimin, Kadrin, Jakupin, Rexhën, Hysnin, Nasimin, Calin dhe Pjetrin. E gjithë Kosova është UÇK.” – ka shkruar Lekaj.
Mijëra qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës kishin marrë rrugë sot për në kryeqytet. Prishtina u bë vendtakim i një mase të madhe njerëzisht, të cilët marshuan duke kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Hagës.


