Analisti politik, Gazmir Raci, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri e djegien e veturave të serbëve me targa RKS.
Sipas tij, këto janë tendenca të Serbisë për të ikur nga përgjegjësia për marrëveshjen e Ohrit.
“Janë tendenca të Serbisë përsëri për të ikur nga përgjegjësia që tashmë e kanë edhe me marrëveshjen e fundit të Brukselit dhe Ohrit. Serbia vazhdon të jetë e njëjta sepse ndryshe sillet në bisedime e ndryshe sillet në terren”, thotë ai.
Sipas Racit, Serbia e ka për obligim t’i çmontojë të gjitha strukturat paralele.
“Serbia tashmë me kapitullin 35-të e ka për obligim t’i çmontojë të gjitha strukturat paralele që ende vazhdojnë t’i financojnë”.
Ai shton se për zgjedhjet në veri Kosova ka marrë mbështetjen kryesore të QUINT-it.
“Shtetet kryesore të QUINT-it kanë mbështetur Kosovën për zgjedhjet në veri. Veriu ende vazhdon të jetë nën ndikimin e strukturave ilegale të Radojçiçit që i përgjigjen direkt Vuqiqit”, deklaron Gazmir Raci./Gazeta Blic/


