Graham Potter është nga emrat më të përfolur për shkarkim kohëve të fundit.
Potter nuk po merr rezultate të mira te Chelsea duke bërë që fansat të zhgënjehen madje duke kërkuar edhe në kor shkarkimin e tij në humbjen e djeshme të skuadrës së tyre të zemrës nga Aston Villa, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë sipas raportimeve të Daily Mail, bordi i Chelseat i ka konfirmuar Potterit mbështetjen e tyre dhe një vendim për shkarkimin e tij nuk pritet të mirret së shpejti.
Presioni ndaj Potter është në rritje për faktin se Julian Nagelsmann është pa punë.
Ndeshjen e radhës Chelsea do ta luajë më 4 prill kundër Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/


