Sporti

Allegri pas triumfit minimal me Veronën: Fituam një ndeshje bastarde!

04/02/2023 09:52
nga:E K

Pas pauzës prej ndeshjeve të kombëtareve, Juventus u rikthye me fitore në kampionat teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0 Veronën. Një fitore e vuajtur nga bardhezinjtë me golin e fitores që u shënua nga Moise Kean në minutën e 55-të. Pas sfidës, trajneri Massimiliano Allegri i pranoi vështirësitë ndërsa theksoi se Verona ka aftësinë që t’i bëjë kundërshtarët të luajnë keq.

“Vështirësitë na ndaluan të zhvillojmë një ndeshje të bukur, por me rëndësi janë tre pikët. Ndeshja pas pauzës së kombëtareve janë bastarde, megjithatë djemtë u treguan të zotë për të arritur objektivin.

Verona është një skuadër që ka aftësinë të bëjë kundërshtarët të luajnë keq, të bën të vraposh shumë dhe ne nisëm të luanim pas 20 minutave të para. Pas golit të parë mund të shënonim edhe të dytin, duhet të përmirësohemi dhe këtë djemtë e dinë. Ishte e rëndësishme fitorja edhe para ndeshjes së Kupës me Interin”, u shpreh Allegri.