Sporti

Nuk mjaftuan 12 raunde, Joshua dhe Franklin përplasen pas përfundimit të meçit, situata eskaloi për disa sekonda

04/02/2023 00:33
nga:Mergim Rreci

Anthony Joshua ka fituar super përballjen me boksierin amerikan, Jermaine Franklin.

Britaniku Joshua triumfoi pas 12 raundeve, atje ku pas luftës vlerësimi i gjyqtarëve ishte në anën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Joshua e kishte një dominim gjatë meçit, por që edhe kundërshtari u treguar shumë i fortë, madje e rrezikoi në disa raste.

Kjo fitore e rikthen përsëri Joshuan në garë për përballje të mëdha të titullit kampion.

Megjithatë, një moment aspak i mirë ndodhi pas gongut të fundit, atje ku situata eskaloi dhe mund të kishte një përplasje të gjerë mes dy kampeve.