Rusia ka renditur Shtetet e Bashkuara si kërcënimin më të madh në një doktrinë të re për politikën e jashtme, e nënshkruar nga presidenti Putin.
Sipas dokumentit, tani Moska duhet t’i ndërtojë marrëdhëniet bazuar në modelin e përballjes ekzistenciale me vendet perëndimore.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nismëtari dhe përcjellësi kryesor i ndjesisë anti-ruse dhe në përgjithësi, politika e Perëndimit, që synon të dobësojë Rusinë në çdo aspekt, karakterizohet nga një luftë e re hibride. Natyra e kërcënimit ekzistencial ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë, e udhëhequr nga veprimet e shteteve jomiqësore, njihet në politikën e re të jashtme”, deklaroi ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Kina dhe India janë tashmë zyrtarisht partnerët kryesorë të Rusisë, që konfirmon kthimin e politikave të saj drejt Lindjes.
Doktrina e re e politikës së jashtme ruse vjen pas vizitës së presidentit kinez në Moskë, ku ai dhe Putin nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh.


