Arsenal ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.
‘Topçinjtë’ triumfuan me rezultat 4 me 1 ndaj Leeds United, me Xhakën që realizoi një tjetër gol të bukur me fanellën e skuadrës nga Londra, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhaka ‘vulosi’ shifrat në fund të ndeshjes me golin e tij, duke dëshmuar edhe njëherë se është në formë fantastike.
Mesfushori shqiptar u vlerësua me notë shumë pozitive për paraqitjen e tij, notë kjo që ishte 8.0.



