Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e sotme të Superligës.
Ballkani është në avantazh ndaj Gjilanit, me rezultatin që është 1 me 0 në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.
Meriton Korenica shënoi golin e vetëm në minutën e 19-të.
Në kryeqytet, Trepça ’89 është në avantazh ndaj Prishtinës, 0 me 1. Muja shënoi në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E vetmja ndeshja pa gola deri më tash është ajo mes Llapit dhe Malishevës.
/GazetaBlic Sport/


