Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime interesante.
Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore padyshim se do jetë te dueli mes Ballkanit dhe Gjilanit. Takimet tjera janë ato ndërmjet Llapit – Malishevës dhe Prishtina – Trepça ’89.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Llapi – Malisheva:
Llapi: Avdyli; Shabani, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Fernando, Limani, Neto, Progni, Fazliu.
Malisheva: Gashi; Kryeziu, Veliu, Gavazaj, Mustafa, Sobowale, Bruqi, Hajdari, Pira, Bihorac, Tolaj.
/GazetaBlic Sport/


