Lajme

Sandulloviq: Vuçiq është kriminel, mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

03/31/2023 18:41
nga:Astrit Gashi

Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta lejojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq ta vizitojë Kosovën.

Sandulloviq e duke e quajtur Vuçiqin kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa Albin Kurti mos të lejojë! Së pari ti president i Serbisë, kriminel lufte të kërkosh falje dhe ta pranosh krimin që ka ndodhur në Reçak, pastaj të hysh [në Kosovë]! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sandulloviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, e kryeministri vendit, Albin Kurti, tha se nuk ka pranuar kërkesën nga Vuçiq për një vizitë të tillë

Ai u shpreh se nuk do t’i jepte leje njeriut që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.

Ndërsa, Sandulloviq, më 17 shkurt ka vizituar Kosovën dhe ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz, në 15 vjetorin e pavarësisë.

I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve ka thënë se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.