Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje që qytetarëve serbë të Kosovës që jetojnë në veri të Republikës t’ua dërgojë faturat për shpenzimin e energjisë elektrike.
“Ajo që duhet të ndodhë, duhet që ajo pjesë e banorëve të qytetarëve, duhet gjetur një formë për t’iu dërguar faturat për energjinë që e konsumojnë”, ka thënë Mustafa në T7.
Ai tutje ka shtuar se nga xhepat e qytetarëve po vazhdohen të mbulohen shpenzimet e energjisë ne veri.
“Ne po vazhdojmë t’ua mbulojmë shpenzimet. Por qeveria të tregohet transparente”, ka thënë Mustafa


