Lajme

Ambasadori britanik për djegien e veturave në Veri: Të dënohen këto akte të dhunës që rrezikojnë paqen

03/31/2023 15:36
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se djegia e veturave me targa RKS në veri është e papranueshme dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që ta dënojnë dhunën, ndërsa autoritetet të gjejnë fajtorët.

Në një postim në Twitter, Abbott ka thënë se djegia e automjeteve pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme.

“Të gjithë aktorët seriozë politik duhet t’i dënojnë këto akte të dhunë dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe paqen. Duhet të kryhen hetime të shpejta dhe ato duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe kujdes,” tha Abbott.