Chelsea raportohet se ka kontaktuar Interin për një marrëveshje të mundshme për portierin Andre Onana përpara afatit kalimtar të verës.
Portieri 26-vjeçar iu bashkua Nerazzurrëve verën e kaluar në një transferim të lirë pasi i dha fund një periudhe shtatëvjeçare me Ajax-in, duke u sjellë si zëvendësues afatgjatë për Samir Handanovic, përcjell GazetaBlic Sport.
Pasi humbi tetë ndeshjet e para të Interit në Serie A të sezonit, Onana tani është bërë numri një i qartë në kryeqytetin e Lombardisë, duke mbajtur 14 herë portën të paprekur në 27 ndeshje në të gjitha garat.
Siç detajohet nga La Gazzetta dello Sport, Chelsea e ka ndjekur nga afër Onanën këtë sezon dhe po mendon të bëjë një lëvizje për portierin e Interit në verë.
Klubet e tjera të Premierligës janë gjithashtu duke e vëzhguar me vëmendje portierin kamerunian, por blutë e mbështetur nga Todd Boehly aktualisht janë në ‘pole position’ në një garë të mundshme për 26-vjeçarin.
/GazetaBlic Sport/


