Lajme

Islami: Vuçiq nuk është i interesuar të implementohet marrëveshja e Ohrit

03/31/2023 13:30
nga:Y I

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me djegien veturave dy netët e fundit në veri të vendit.

Islami tha këto incidente tregojnë se Qeverisë e Serbisë nuk është e interesuar që të implementohet marrëveshja e Ohrit.

“Kjo tregon se Qeveria e Serbisë me në krye Vuçiqin nuk janë të interesuar që të implementohet marrëveshja e fundit e Ohrit. Pra secilën ditë po përpiqet të bëje obstruksione përmes Listës Serbe të dalë kundër kësaj marrëveshje në mënyrë që të përfitojë sa më shumë në të ashtuquajturin komunitet vetqeverisës ose vetmenaxhim. Krejt po bëhet për lojë politike në mënyrë që të përfitoj sa më teper kompetenca komuniteti serb në raport me nivelin e parë dhe nivelin e dytë të institucioneve të Republikës së Kosovës”

Islami tha se secili veprim që bëhet në dëm të qytetarëve  serb në Veri dhe kundër marrëveshjes, bëhet nga serbët të cilët janë nën komandën e Vuçiqit.

“Secili veprim ose mosveprim i cili është në dëm të qytetarëve serb të komunave me shumice serbe dhe që është kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kundër marrëveshjes e cila është pranuar nga të dy palët, bëhet nga serbët të cilët janë nën komandën e drejpërdrejtë të Aleksandër Vuçiqit, cili për qëllime strategjike të vetat po i keqpërdor serbët lokalë të Kosovës të cilët janë lojal dhe njohin shtetin e Kosovës” deklaroi Islami për “Gazeta Blic”

Avni Islami, Profesor i shkencave të sigurisë

Policia e Kosovës sot doli me njoftim për djegien e veturave në Veri të vendit.

“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS)” njofton Policia raporton Gazeta Blic.

‘Djegia e veturave në Veri po bëhet për të friksësuar serbët lokal para zgjedhjeve, duhet të alarmohet bashkësia ndërkombëtare’