Lajme

Kurti tha se nuk ka dëgjuar për Marshin e 2 prillit, Çitaku: Ku jeton ky njeri? Me çka merret?

03/30/2023 23:30
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, i cili tha se nuk ka dëgjuar për marshin e 2 prillit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se e gjithë Kosova po e pret 2 Prillin, ditën e Marshit per Drejtësi, ndërsa vetëm Kurti nuk paska dëgjuar.

“Ku jeton ky njeri? Me çka merret?” ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Krejt Kosova po e pret 2 Prillin, ditën e Marshit per Drejtësi, në mbështetje të UÇK-së, Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Vetëm Albin Kurti nuk paska degju. Ku jeton ky njeri? Me çka merret?