Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se qytetarët e Kosovës paguajnë rrymën e serbëve në veri që nga paslufta, ndërsa nga 1 prill, përpos serbëve ne veri, qytetarët e Kosovës do të paguajnë edhe 14 për qind më shumë për faturat e rrymës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot në Komision ka propozuar që pozitë e opozitë të bëhen bashkë me rekomandim dhe mos të rriten tarifat e energjisë, pasi qytetarët dëmtohen dy herë.
Postimi i saj i plotë:
Qytetarët e Kosovës, paguajnë rrymën për serbët në Veri që nga paslufta. Edhe pas Marrëveshjes së Qeverisë Kurti për energji elektrike me Serbinë, serbët nuk paguajnë asnjë cent në Veri.
Jashtë Veriut, nga 1 prilli, qytetarët do të paguajnë edhe 14 për qind më shumë për faturat e rrymës, ndërsa serbët në Veri as nuk e dinë që është rritur çmimi i rrymës.
Për 6 muaj, thoshte Qeveria Kurti, do t’i faturojë konsumatorët në Veri, por do të kryhet mandati, e nuk do të realizohet premtimi. Qeveri e fjalëve, por jo e qytetarëve, pa dallim.
Sot në komision propozova ti rekomandojm ZRRE- si pozit dhe opozit të bëhemi bashkë dhe të dalim me një rekomandim të mos rriten tarifat e energjisë.
Qytetarët pagujnë për subvencione nga Qeveria plus rritja e tarifave të energjisë.
Dy her dëmtohen qytetarët.
LDK me kohë ka kërkuar shkarkimit e antarëve të bordit të ZRRE-së por arroganca e pushtetit votoj kundër.
Qeveria e shpresës u bë qeveria e dëshprimit.


