Lajme

ZRRE merr vendim: Tarifat e energjisë elektrike nga 1 prilli shtrenjtohen për rreth 15 për qind

03/30/2023 15:28
nga:Astrit Gashi

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024