Lajme

Von Cramon: Mospjesëmarrja e Listës Serbe është faktor destabilizues në zgjedhjet në Veri

03/30/2023 15:22
nga:Astrit Gashi

Në Ohër u humb mundësia për të arritur marrëveshje çështjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, theksoi raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Kramon, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, mospjesëmarrja e Listës Serbe është faktor destabilizues në zgjedhje.

Von Kramon vlerësoi se duhet të bëhet presion ndaj Beogradit për të dhënë dritën e gjelbër për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri të Kosovës, ndërsa shprehu gatishmërinë për të ushtruar presion ndaj Kosovës për çështje të tjera.

Ajo ka theksuar se vendimi i serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës ishte i gabuar dhe paraqet problem.