Sporti

“Hajde tek Milani”, Leao e fton publikisht Szoboszlai tek ekipi italian

03/30/2023 15:10
nga:L J

Dominik Szoboszlai, futbollisti i Leipzigut në të kaluarën i kërkuar edhe nga Milani, postoi në Instagram videon e goditjes së tij të lirë të bukur të shënuar me fanellën e Hungarisë në këtë pushim ndërkombëtar.

Ka mbërritur edhe komenti i Rafael Leaos, i cili me ironi i ka shkruar “Eja në ‘AC Milan’” (me ‘AC Milan’ nënkuptojmë dy zemrat kuqezi të dërguara nga portugezi), të cilit Szoboszlai iu përgjigj me emoji të ndryshme të qeshur, përcjell GazetaBlic Sport.

Szoboszlai njihet si një lojtar mjaft i mirë që shënon nga distanca dhe ka goditje perfekte.

Më poshtë keni golin e tij të fundit: