Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli për shkak të një aritmie në zemër.
Një problem që e “befasoi” gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë: Kun papritmas pushoi së foluri, duke e shqetësuar Ibai Llanos që ndodhej pranë tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj se kisha një aritmi të lehtë”, tha argjentinasi, i cili më pas siguroi: “Po e mbaj nën kontroll, kam një çip që më ndihmon ta zbuloj duke dërguar një sinjal”, kur shoku i tij e pyeti nëse ishte ky rasti për të thirrur një mjek.
/GazetaBlic Sport/


