Te Interi ka shqetësim për Hakan Calhanoglu.
Mesfushori turk u zëvendësua në minutën e 37-të të ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Kroacisë. Gjatë ditës priten vendimet e testeve instrumentale të cilave do t’i nënshtrohet ish-lojtari i Milanit, por fjalët e trajnerit të kombëtares turke nuk lënë të kuptohet për një përfundim pozitiv.
Ekziston frika e një dëmtimi që do të rezultojë në një ndalesë për të paktën njëzet ditë.
Në rast se kjo konfirmohet ai rrezikon ta humbasë edhe ndeshjen e parë ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic Sport


