Sporti

FFK ua vonon meditjet gjyqtarëve?

03/30/2023 11:56
nga:L J

Gjyqtarët e futbollit kosovar nuk kanë marrë meditjet e tyre në muajin e fundit.

Burime jo zyrtare të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se gjyqtarët e futbollit vendor nuk janë paguar në muajin mars nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Me sa arrihet të kuptohet, gjyqtarëve iu është thënë se për shkak të procesit të auditimit nuk janë kryer pagesat për ta dhe se nuk ka ndonjë problem në këtë aspekt. Gjyqtarët e futbollit vendor pritet t’i marrin meditjet në vijim.

Kujtojmë se futbolli vendor rikthehet në vikend pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

/GazetaBlic Sport