Uruguai, pas dështimit në Botërorin e Katarit, u nda nga Diego Alonso por ende nuk ka emëruar komisionerin e ri teknik.
Marcelo Broli, ish-lojtari i Real Valladolid dhe trajner i Peñarol dhe U-20, drejtoi Celeste përkohësisht në miqësoret kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut, por Federata tashmë ka filluar kontaktet për të gjetur një trajner të ri, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas disa mediave të Amerikës së Jugut, një nga kandidatët kryesor është Marcelo Bielsa, i cili duket se është i gatshëm të pranojë vendin e punës.
Kujtojmë se Bielsa nuk ka angazhime me klube që nga ndarja e tij me Leeds United në vitin 2022.
/GazetaBlic Sport/


