Sporti

Biletat për ndeshjen e fundit të Arsenalit në Premierligë arrijnë çmimin deri në 60 mijë euro

03/30/2023 10:49
nga:L J

Biletat për ndeshjen e fundit të sezonit të Arsenalit, në shtëpi me Wolverhampton, janë aq të kërkuara nga tifozët saqë çmimet po arrijnë lartësi të pabesueshme.

Sipas The Sun, biletat janë në shitje deri në 53 mijë paund (60 mijë euro). Tifozët e Gunners ëndërrojnë të fitojnë Premier League dhe të shohin lojtarët e tyre duke ngritur trofeun më 28 maj, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2004, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo situatë po bën që biletat në ‘tregun e zi’ të arrijnë çmime tejet të larta.

Arsenali është tetë pikë përpara Manchester Cityt, i cili ka një ndeshje më pak, me 10 xhiro para përfundimit të kampionatit.

/GazetaBlic Sport