Lajme

Aksident në Shtime, lëndohen pesë persona

03/30/2023 10:05
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën pasdite në Carralevë të Shtimes.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas raportit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e trafikut është duke u marrë me rastin.