Lajme

Raci: Asociacioni një etnik ka vdekur

03/29/2023 22:41
nga:G B

Analisti politik Gazmir Raci, hodhi poshtë mundësinë e krijimi të një Asociacioni një etnik.

Raci në emisionin Rubikon në Klan Kosova se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se s’mund të ketë mekanizëm që i shëben veç një komuniteti.

“Serbia e ka kërkuar gjithmonë dhe emërtimi ka qenë “për serbët””, tha Raci.

“Por, kjo e krijon një mundësi të grupimit të ri të komunave me komunitete jo shumicë. Do të jetë në harmoni të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.