Lajme

Putini pranon se sanksionet mund ta dëmtojnë ekonominë e Rusisë

03/29/2023 17:01
nga:G B

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kryesuar sot një takim me zyrtarë të qeverisë.

Putini vazhdimisht ka thënë se sanksionet perëndimore nuk i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm vendit të tij, por sot ai pranoi se këto masa mund të kenë një efekt, shkruan Skynews.

“Kufizimet e paligjshme të vendosura në ekonominë ruse me të vërtetë mund të kenë ndikim negativ në të”, ka thënë Putini.