Sporti

Jashtë fushës deri në fund të sezonit, Neymar humb 1 milion euro brenda natës në një faqe bastesh

03/29/2023 16:15
nga:Mergim Rreci

Jashtë fushës deri në fund të sezonit, Neymar mbetet shumë aktiv në internet.

Braziliani hyri live gjatë një loje në një faqe bastesh, ku përfundoi duke humbur 1 milion euro, përcjell GazetaBlic Sport.

I tallur nga miqtë e tij se kishte arritur “të shkojë nga një milion në zero në 60 minuta”, reagimi i futbollistit maskon dëshpërimin e tij duke thënë se do të “bëjë një video në Youtube” për të regjistruar episodin.

Duhet theksuar se 1 milionë euro janë afërsisht sa fiton Neymar te PSG… në javë.