Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar një video duke i bërë thirrje të gjithëve që të dalin në marshin solidarizues me krerët e UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, raporton GazetaBlic.
Në këtë video, Molliqaj ka vënë edhe një deklaratë të kryeministrit Kurti e bërë në vitin 2020 ku flet për krerët e UÇK-së dhe sipas tij kjo është arsye e fortë që të dalin të gjithë në këtë marsh.
Shkrimi i plotë:
Ndani 2 minuta dhe shiheni këtë video!
Edhe një arsye e fortë shtesë që të gjithë të dalim në marshin solidarizues me krerët e UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
2 prill, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”