Sporti

Porta bosh, Lautaro Martinez me huqjen më komike të muajit

03/29/2023 13:58
nga:L J

Të kesh Messin në ekip është shumë më e thjeshtë për të fituar Botërorin.

Kjo është e ditur, ndërsa Lautaro Martinez ia di edhe më tepër vlerën futbollistit të PSG. Sulmuesi i Interit ngriti trofeun më të rëndësishëm në periudhën e tij më të keqe.

Në ndeshjen e djeshme mes Argjentinës dhe Curacao, Martinez krijoi një situatë komike.

Me portën e boshatisur dhe vetëm 4 metra larg saj, ai do të bënte më të vështirën duke mos e shtyrë dot topin drejt rrjetës.