Kampionia e botës në Kampionatin Botëror të Fitnesit, Geta Beqa, është dekoruar me Yllin e Mirënjohjes nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se është vlerësuar si sportiste elitare në mesin e shumë sportistëve elitarë.
“Sporti është vlera e një shteti dhe e falënderoj për mirëpritjen dhe fjalët motivuese ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kokshi”, shkroi Beqa në Instagram.